top of page

Bota


Pse bota më duket e vogël?

E vogël sa... mezi më nxë!

Vetja më ngjan lodër,

qesh e qan pa zë.


Nga ta dija se era,

larg do më flakte. Këtu,

memec ndjehem përhera,

i verbër, shurdh, kërcu.

Hënës së lyer me zink,

ujkshe i ulërrij!

Përzjehem me retë dhe ik,

gjetkë gjëmoj e shkrepëtij.

Tani bota s’më duket e vogël,

s’kam pse them "s' më nxë."

Vesoj një fshat e një kodër

dhe qesh e qaj me zë!

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page