top of page

58-vjet bashkë!


Perparim Hysi: 58-vjet bashkë! 22 janar 1962-22 janar 2020

A e mbani mend këngën:"Të dielë u martove, të hënë në punë?". Dhe me ne kështu ndodhi,kështu ndodhi pak a shumë.

Unë e"rrëmbeva" nusen dhe nuk bëra fare dasëm. Qe ditë e hënë e janarit 1962.Tërë gratë e fshatit shkulnin faqet,se nuk ish parë që të martohej tjetri për ditë të hënë.Ca më tepër, i bënë copë faqet se, siç mora vesh më vonë;për të hënë martoheshin gratë e veja. Mandej unë mysliman dhe imeshoqe,e krishtere, dhe zëre jo vetëm në dy familjet tona ra"cunami"(asnjëra palë nuk qe dakord për një lidhje të tillë),por cunam që tronditi gjithë fshatin.


Fjala e Lirë: Dhe 100 bashkë!

Kulmi i "turpit që bëra" aarriti, kur të martën pasdite,e nxora nusen në xhade që t'i mësoja biçikletën se punën e kishim shumë larg.. Pak nga pak, njerëzit u mësuan me"turpet" e mia dhe imeshoqe, pas tri muajësh, u kthye infermiere në fshat. Atëhere, kur e njohën më mirë, u bindën se nuk më kish gabuar syri. U vendos "paqa", pas një lufte pas shpine"(kot nuk thonë:pas shpinës shahet dhe mbreti),imeshoqe u fut në zemrat e të gjithëve dhe,sa e njohën mirë, nuk e lëshojnë nga goja. I vetmi fat që kam patur në jetë,qe që kam këtë bashkëshorte,e cila ma ka bërë jetën të lehtë dhe ndihem si pasha. Duke e sjell më poshtë fotografinë, i uroj simeshoqe vetëm jetë të gjatë dhe i them se pa të,nuk dua të rroj asnjë ditë.

Tiranë,21 janar 2020



Tiranë,21 janar 2020

110 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page