top of page

27 qershori, ditë e zezë...


Të dashur miq e ndjekës të mi! Sot është 27 qershori, ditë e zezë për popullatën shqiptare të Çamërisë, gjithë popullit shqiptar. Si sot para 79 vitesh, në Paramithi nisi masakra greko-zerviste për pastrimin përfundimtar të Greqisë nga shqiptarët autokton, vepër e nisur që më vitin 1913 , kur Çamëria në Konferencën famëkeqe të Londrës ju shkëput padrejtësisht Shqipërisë dhe ju dha Greqisë. Gjat gjithë këtij muaji, që unë e kam quajtur" Qershori i Çamërisë", nuk kam rreshtur së publikuari poezi e materiale të tjera për Çamërinë, të cilat janë lexuar dhe komentuar nga qindra e mijra njerëz. Ju falënderoj me shpirt dhe besoj se kam bërë diçka në sensibilizimin dhe njohjen e problemit çam, të cilit i jam përkushtuar qëkur njoha veten time, që në gjimnaz para 50 viteve. Sot po e mbyll rubrikën time "Qershori i Çamërisë", jo me një poezi, por me një tregim, i shkurtër , por që ka brënda gjithë tragjedinë çame! Ju lutem , ma lexoni dhe le të kujtojmë të gjithë të masakruarit e asaj tragjedie të pashoqe! Të pa harruar! U dogj e u plaçkit Troja,që ka mbet në histori, por si tragjedia çame s'ka të dytë! Të pa harruar të gjithë ata njerëz të pafajshëm! Drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Zotit le të thotë fjalën e saj! Ne kemi për detyrë të mos heshtim, ta kërkojmë në rrugë ligjore zgjidhjen e problemit çam. Kombi , shteti dhe pushteti, të mos bëjë sehir si deritanimë! Ne, me të gjitha organizmat që kemi bërë, si "Shoqara Çamëria", në vitin 1991,partia P.D.I U. në vitin 2005, Fondacioni "Hasan Tahsini Çamëria"," Insituti për Studimet Çamërisë", Gazeta "Çamëria, etj, të gjejmë rrugë e mundësi ta bëjmë aleatin tonë shtetin e pushtetin shqiptar dhe faktorin ndërkombëtar! Me shumë respekt e dashuri për të gjithë miqtë e mi! Lexim të këndshëm dhe të kujdesshëm! Respekte dhe mirënjohje!



Kolona e grave

Po u ndrronin vendin ku i mbanin që prej dy javësh. Ishin mbi dyqind gra të moshave të ndryshme në atë kolonë ,nga të shtatëdhjetat, deri shtatë vjeç. Të gjitha kishin dy javë që torturoheshin dhe përdhunoheshin nga ushtarët dhe banditët e mostrës të pa shoqe, Napoleon Zerva, pa pyetur për moshë. Shtazëri njerëzore, që kish vërshuar sheshit. Fundmarsi i vitit njëmij e nëntëqind e dyzet e pesë.Lufta e dytë botërore ish në të mbaruar. Bandat zerviste kishin mbaruar pastrimin etniko-fetar të Çamërisë që prej qershorit të dyzet e katrës, vepër e nisur që nga viti njëmij e nëntëqind e trembëdhjet, kur Çamëria ju dha si peshqesh Greqisë nga fuqitë e mëdha në Londër. Vrarë, prerë, djegur, masakruar, përdhunuar, dëbuar e gjithë popullata shqiptare çame e besimit mysliman nga trojet e veta etnike. Të krishterët çamë, me hir a me pahir e kishin ndruar kombësinë , apo bërë sikur e kishin ndruar dhe pranonin të quheshin grek, ndaj nuk u prekën. Pastrimi etniko fetar kish mbaruar, por egërsirat nuk ishin ngopur me gjak. Betimi i bërë në malet e Sulit, se do vrisnin e do digjnin edhe macet e qentë e këtyre të mjerëve të mbetur në mëshirë të fatit, nuk ishte realizuar. Ndonëse të vrarët, të masakruarit , fëmijë, të rinj e të reja, gra e burra, pleq e plaka, i kalonin katër mij vetë, ndonëse fshatra qytete të tëra ishin djegur, plaçkitur, grrabitur, përsëri mbi tridhjet mij çamë kishin kaluar kufirin shtetëror e gjendeshin në Shqipëri.Kjo u rrezikonte pronat e grrabitura dhe përbënte rrezik për akuzë ndërkombëtare. Për të realizur masakrën e dytë, i thirrën pabesisë së tyre, me rrënjë të thella e të vjetra,që nga kali i Trojës. Zervista bënë një marrëveshje me komunistët grek, sipas të cilës një pjesë e Çamërisë do administrohej nga komunistët eamistë . Dihej botërisht se popullata çame kishte bashkëpunuar me ushtrinë antifashiste greke kundra nazi-fashistëve e do t’u besonte. Komunistët grekë, me ta marrë këtë zonë në veri të lumit Kalama, i bënë thirrje popullatës çame që kishte ngrit kampet e tyre buzë kufirit të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Një pjesë e madhe , kryesisht prej qytetit të Filatit dhe fshatrave për rreth u besoi dhe nisën të ktheheshin. Me gjysëm zemre, me gjysëm besimi, me ndrojë e frikë, të detyruar edhe nga kushtet e këqia ku jetonin, pa ngrënë e pa veshje, gati gati të përrgjysmuar në numër, u kthyen. Në të hyrë askush nuk i ndaloi, por fshehtazi i ndiqnin dhjetra ushtarë të fshehur. Këtë herë bënin durim. Zerva i kish kritikuar rëndë në maskrën e parë, për mos durimin e treguar. -Duhet të kishim dalë në kufi njëherë, ta mbyllnim atë, pastaj ta kishim nisur kasapanën, -u kishte thënë me qortim të rëndë. - Asnjë nuk do na kish shpëtuar, as qëntë e macet e tyre. Ndaj këtë herë vëzhgonin dhe duronin. Kur ardhjet nisën të rralloheshin dhe pothuaj nuk vinte më këmbë njeriu, forcat e tij zbarkuan nga Korfuzi në Skalomë, Sajadhë, dhe zunë kufirin deri në Stugarë. Forcat komuniste greke u tërhoqën në rrethinat e Janinës. Këta fatkeq e fatzinj që u kthyn, ishin zënë në çark. Pritej vetëm sinjali , dhe sinjali nuk vonoi. U turrën si bisha mbi prenë. Asnjë djalë , i ri, burrë apo plak , nuk mbeti i gjallë. Me fund të gjithë meshkujt ,të vrarë e të therur ne sytë e fëmijëve të gjirit, të vajzave, nuseve, grave, plakave. Të gjithë lënë pa kallur pragjeve të shtëpive,oborrev, rrugicave, rrugëve, shesheve. Asnjë me plagë plumbi në këtë kasapanë, me bajoneta, me thika, me hanxhar. E dinin se kushti i kthimit ishte , të vinin të pa armatosur, ndaj u bënë edhe trima, sa ishin bisha. Këtë radhë në masakër morën pjesë edhe disa sarakaçan evgjit, disa vllehë, që kishin qënë yzmeqar tek familjet çame, ose kishin kullotat e tyre me qera dhe tani i kishin bërë të tyret. Lakmia për pronë e mall të pa djersë, ja kalon edhe egërsisë etnike, ndaj kjo masakër qe edhe më e madhe dhe më e rëndë se e para. Nuk mbeti shtëpi pa u grrabitur , nuk mbeti vajzë,grua, plakë pa u përdhunuar, nuk mbeti gjë e gjallë pa u përvetësuar. Në fund , të gjitha ato fatzeza që mbetën gjallë , i grumbulluan tek xhamia, tek kisha, tek shkolla e Filatit, me fëmijët në gji e përdore. Aty, kolektivisht, në sy të njëra tjetrës, në sy të fëmijëve, përdhunoheshin nga egërsirat zerviste por edhe nga ata banorë që kishin vrarë dhe grabitur shtëpitë e pronat e tyre. Dy javë kishin ato fatzeza mes kësaj gjëme, mes të qarave të fëmijëve, brritmave të tyre. Ju jepnin nga një kore bukë të thatë e pak lëng patatesh e qepësh, sa të mbanin shpirtin gjallë e ata të ngopeshin e dheleshin me shtazërinë e tyre, që do t’ua kishte zili çdo egërsirë xhungle. Kampet nazite të zhdukjes së hebrejve ishin lluks para kësaj shtazërie . Pas dy javësh erdhi urdhëri t’i çvendosnin nga Filati, mbasi do të vinte një komision englez, nga ata rë shtabit të mesdheut. Po u ndërronin vendin . Ishte fund marsi. Dëborë nga do. Ato pothuaj të gjitha të zbathura a me ndonjë nallane. Të pa ngrëna, të pa veshura, të pa lara, me fëmij në gjoks e për dore, me plakat përkrahu, mundoheshin të ecnin. I shoqëronte një skuadër ushtarësh, që i nxiste. Por ato mezi ecnin. Vështirësinë dhe gjëmën u a shtuan trupat e njerëzve të tyre të mbetur pa varrosur . Shumë prej tyre kur njohën të afërmit , mbasi i ftohti nuk u a kish prishë tiparet, ranë mbi ta dhe nuk u ngritën më. Vdiqën nga goditjet e ushtarëve me kondakë a bajonetë. Gjëmonte nga qarjet, nga ulërimat, nga mallkimet ,kjo kolonë fëmijësh, vajzash, grash, plakash çame ,në atë fund marsi të vitit dyzet e pesë. Në fund të kolonësh një nuse peri, me djalin dy vjeçë në gjoks, me vajzën shtatë vjeçë përdore, e vogla dhe e mira vajzë, që edhe pse shtatë vjeç, nuk i kishte shpëtuar përdhunimit . Mezi zvarsite këmbët, më shumë e tërhiqte e jëma. Shumë herë ishin rrëzuar të tre, shumë herë ishin ngritur e vazhduar ecjen, nën kërrcënimet e ushtarit ,se do i vriste në vënd, nën lebetitjen e djalit dy vjeçë ,që po shihte datën nga llahtaria dhe vuajtjet e të jëmës. - Po pengon të gjithë kolonën ,- i bërtiste ushtari dhe e gjuante me se të mundëte. I mori djalin nga gjiri dhe ja flaku mbi dëborë. Me një shkelm e hodhi edhe vajzën mbi djalin. - Zgjidh – i tha nuses,- kë do mbash, djalin apo vajzën? Me të dy nuk ecën dot, është e pa mundur të arimë të tjerët. Zgjiiiidh, zgjiiidh ,i zgërdhihej para fytyrës bisha, kë do mbaaaash..?! Nusja ngriu. Asnjë torturë nuk ishte baraz me këtë. Si mund të zgjedhë një zemër nëne?! Vetëm një katili zervisti mund t’i shkojnë në mendje të tilla tortura. Kolona ndaloi . Ngriu. Nusja u hodh mbi fëmijët për t’i mbrojt me trupin e saj. Ushtari mbushi pistoletën. U dëgjua një krismë. Mbi dëborën ku ishte shtrirë vajza shtatë vjeç, çeli një trëndafil gjaku. Nusja u kthye nga ushtari me sy të zgurdulluar. Ai nuk hezitoi dhe e shkrrepi pa pikë mëshire përsëri pistoletën. Nusja ra mbi djalin. Ushtari qetë qetë, sikur të mos kish ngjarë asgjë, e futi pistoletën në brez. Nga fundi i kolonës së grave u shkëput një mezo grua që largoi trupin e nuses nga djali. Ai , nga kjo hata, çuditërisht e kish pushuar të qarën. Gruaja e rrëmbeu në gji dhe vrapoi të arrinte kolonën fatkeqe të grave fatzeza çame... Ishte marsi i vitit njëmij e nëntëqin e dyzet e pesë...

16 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page