25 NËNTOR 1912,
ELBASANI KA PRANUE INDIPENDENCËN E SHQYPNIËS
DHE ÇLIRIMIN NGA PUSHTIMI SHUMËSHEKULLOR OTTOMAN
Lutfi ALIA
Kryengritja mbarëshqiptare e vitit 1912 për t’u çliruar nga zgjedha shumë shekullore e Perandorisë Osmane dhe për bashkimin në shtetin Shqiptar të vilajeteve të Kosovës, të Shkodrës, të Manstirit dhe të Janinës, u kurorzuan me vendimin e Kuvendit Kombëtar në Vlorë me shpalljen e pavarësisë së Shqipërise më 28 nëntor 1912 dhe formimin e qeverisë të kryesuar nga patrioti Ismail Qemali. Shpallja e Shqipërisë shtet më vehte, është një nga ngjarjet kulminante të historisë të popullit tonë, ështe akti i parë politik mbarëkombëtar, që shpalli krijimin e shtetit Shqiptar.
Ky akt i rëndësishëm u parapri me shpalljen e pavarësisë në qyetet Elbasan (25 nëntor), Peqin (26 nëntor), Tiranë (27 nëntor) etj. Shpallja e pavarësisë në qytete të tjera të cilët e paraprinë Kuvendin e Vlorës, lidhet me rrethanat politiko – ushtarake të krijuara në muajt gusht – nëntor 1912. Vendimi për ndërmarrjen e akteve lokale të shpalljes së pavarësisë nga patriotët shqiptarë, ishte me rëndësi për faktin e vështirësive që krijuan klanet faanatike filo-osmane të Shqipërisë së mesme, bejlerët dhe kleri mysliman i Durrësit, të cilët me sugjerimet e Est Pashe Toptanit, nuk e lejuan Ismail Bej Vlorën të organizoi Kuvendin Kombëtar në Durrës. Në këto rrethana, më 14 nëntor Ismail Qemali kontaktoi telegrafikisht Aqif Pashë Biçakun, të cilin e lajmëroi të përgatiteshin për organizimin e Kuvendit në Elbasan, si e ka konfirmuar dhe Rudnay nën-konsulli austriak në Durrës dhe Mit’hat Frashëri, i cili tregon se Elbasani e kishte marrë njoftimin dhe kishte filluar të lidhej me trevat e tjera, për të bashkërenduar aktivitetet e shpalljes së pavarësisë. U cakua Elbasani sepse ky qytet me tradita patriotik kishte përvojë në organizimin e kuvendeve si ai i arsimit në vitin 1909.
Kur Kryengritja e pёrgjithёshme po konkretizohej drejt shpalljes së pavarёsisё së Shqipërisë, situata politike undërlikua nga ndërhyrjet brutale të ushtrive serbe, greke dhe malazeze, qё u vёrsulën tё pushtojnë trojet shqiptare. Ushtria serbe, pasi pushtoi Prizrenin dhe Shkupin, në nëntor mori Manastirin, Ohrin e Strugën dhe po marshonte drejt Elbasanit. Kjo rrethan e detyroi Ismail Qemalin të ndërpresi përpjekjet per t’u mbledhur në Elbasan dhe shkoi në Vlorë.
Mё 24 nёntor 1912, ushtria serbe arrijti nё Qukёs dhe po marshonte kërcënuese drejt Elbasanit. Ushtria malazeze, mё 8 tetor 1912 sulmoi Shkodrën dhe e mbante të rrethuar. Në jug, grekёt morёn Janinёn e Kosturin dhe rrethuan Korçën.
Në keto rrethana të ndërlikuara, shpallja e pavarësisë në Elbasan dhe në trevat e tjera shqiptare nga 25 deri 28 nëntor 1912, ndonëse në përmasa lokale, përbente akte të rëndësishme patriotike për krijimin e një realitet të ri polititk, që i kundërvihej hapur dhe guximshëm pushtetit të Perandorisë Ottomane, por ishte dhe një mesazh ndaj shteteve ballkanike, që të njihnin pavarësinë e shtetit të ri Shqiptare. (Kristo Frashëri. Shpallja e pavarësisë së shqipërisë: 28 nëntor 1912. Tiranë 2008).
Kryengritja e Përgjithëshme e vitit 1912, e gjeti Elbasnin vatër të ndezur të luftës antiosmane. Çetat e komiteve të lirisë të Martaneshit, të Shpatit, të Dumresë, të Byshekut dhe të Strugës, ishin më aktivet nё Vilajetin e Manastirit nëluftën për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Patriotët Elbasanas në muajin gusht të vitit 1912 filluan organizimin e kryengritjes. Në kujtimet e tij, patrioti Foti Papajani, për këto ngjarje shkruan:
“Patriotët e Elbasanit … thirrën një mbledhje, e cila u mbajt në një vend të mëçefët pranë katundit Kryezjarrth. Këtu murën pjesë Ahmed Dakli, Ali Hysen Çaushi, Ali Çelirama, unë e të tjerë. Në mbledhje u diskutua për organizimin e nji kryengritje të aarmatosun në zonën e Elbasanit, në bashkëpunim edhe me kryengritësit e krahinave të tjera të Shqipënisë. Mbledhja vendosi të formohehin çeta në të gjitha anët e trevës së Elbasanit dhe për këtë punë të ngaarkoheshin ata paatriotë që njiheshin më mirë me katundarët e asaj ane dhe që kishin me ta miqësi familjare. Aty për aty i ndamë krahinat ku do të vepronim. Në Shpat dhe në Martanesh u caktua Ahmet Dakli, Ali Hyseen Çaushi, Ali Çelirama, unë dhe të tjerë. Këta ishin bektashinj dhe më të shumtët e fsshataarve të Martaneshit ishin të këtij tarikati. Teqja e Martaneshit ka pasurr influencë të madhe në tërë krahinën. Mjerisht nuk e mbaj mend emrin e patriotit që u caaktue të formoi çetën në fushë. Të gjitha këto çeta do të kishin një udhëheqie të vetme. Çetat e krijueme, para se me fillue luftën, u mblodhën në Kruyezjarrth. Në mbledhje u spjegue qëllimi i kryengritjes së përgjitheshme”
(Lufta pë çlirimin kombëtar në vitet 1878 – 1912. Kujtime veteranësh. Botim i Akademise së Shkencave, Insstituti i hisstorisë. F. 465)
(Hilmi Dakli. Ahmet Dakli. Botim Onufri, 2017, f. 45 – 46).
Sipas shkrimeve të Hasan Prishtinës (udhëheqës i kryengritjes mbarëpopullore në vitet 1911 - 1912) dhe kujtimeve tëIsmail Tatzati, rezulton se nё atmosferёn lëvizjes mbarekombёtare kunder Perandorisë Osmane, paritë e Matit dhe të Dibrёs, nuk e pranonin pavarёsinë e Shqipёrisё, por donin vetёm autonomi nёn varёsinё e Perandorisё Osmane. Kundër pavarësisë ishte dhe Ahmet Zogu, i cili u bashkua me mikun e tij, gjeneralin turk Ibrahim Pasha, i dërguari iPortës së Lartë për të shtypur kryengritjen e popullit shqiptarë.
(L. Alia. Çeta e lirisë e Martaneshit dhe pavaresia e Shqiperise. Martaneshi në vite lufte 1939 – 1944. Tirane 2018, faqe 113 – 120).
(Irfan Bej Ohri. Kujtime: Roli i parisë dhe i çetës së Martaneshit, në luftën për pavarësinë e kombit shqyptar. Tiranë, janar 1913)
Qendrimet filoturke të parisë të Matit dhe të Dibrës, rrezikonin të tërhiqnin pas vehtes dhe paritë e fushës së Tiranës,andaj pёr të parandaluar ndërlikimin e situatës, Aqif Pashë Biçaku dёrgoi në Martanesh Irfan Numan Beun, Ahmet Daklin, Ali Hysen Çaushin, Ali Çelirama dhe Foti Papajani, të cilët i kёrkuan parisё të kësaj treve patriote, tё ftonte parinёe Matit dhe tё Dibrёs, për t’i bindur tё bashkoheshin me kryengritjen e përgjithëshme pёr pavarësinë dhe shpalljen e Shqipërisë shtet mëvehte. Takimi u zhvillua në Martanesh në gusht 1912. Pas shume debatesh, pjesa më e madhe eparisë së Dibrës, pranoi dhe u bashkua me kryengritjen e përgjithëshme për çlirimin e Shqipërisë nga robëriaosmane, ndërsa paria e Matit me në krye Zogollët, që donin autonominë në varësi të Sulltanit, nuk pranuan të bashkohen me kryengritësit.
Patrioti Hasan Prishtina, udhëheqës i kryengritjes mbarëpopullore në vitet 1911 - 1912, në kujtimet e tij, ndërmjet shumëdokumentave përfshinë dhe letrёn e Nën-kolonel Ismail Haki Tatzati, i cili tregon pёr aktivitetin patriotik të çetёs sëMartaneshit.
Shkodër, me 15. 6. 1921
Fort të ndertit Zotni
Zot. Hasan Beg Prishtinës Deputet i Dibrës në Shkodër.
Kam marrë vesht, se Zoteria e Juej jeni tue gatue nji broshurë mbi ndodhinat e kryengritjes shqyptare në vjetin 1912.
Ju lutem të keni mirësin m’e pranue edhe ket pjesën teme e m’e shti në broshurën e siperthanun; mbasi ka të bajëme kryengritjen qi bahet fjalë.
Në vjetin 1912, me qëllim për m’u bashkue me kryengritjen e Kosovës, kjemë nisë prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unë(atë herë ishe kapitan), Ahmed Dakli e shumë atdhetar të tjerë e të gjithë së bashkut u bamë kund 40 vetë qi patëmformue nji komitë dhe kjemë mbledhë në katundin Martanesh; vend i permetueshëm për të sjellun të komitës. Këtu kjebashkue me ne edhe Zoti Ismail Haki Libohova, kapiten, i cilli kishte ikë prej Dibre. Çeta e jonë mbet në Martanesh nja dy javë e në këtë kohë pat ardh deri në kufi të Martaneshit nënprefekti i Matit, kapiten Esadi me një batalion ushtarë e dy topa për gjurmimin e kësaj çete, por kjo u ndalue prej saj. Tue qenë se prapë në këtë ditë patën ardhun në Martanesh katër batalione ushtri të rregullshme, të ardhur prej Dibre, çeta u detyrue me u largue në një mal të fortë të Martaneshit, ku filloi me ba gatitjet e nevojshme, për të mos lanë në qetësi ushtrinë e ardhur. .. edhe çeta e jonë qi kje ba prej 80 vetësh shkoi në Dumre e Shpat të Elbasanit. Këtu u bashku me ne dhe kapiten Tajar Begu me shumë oficerë te tjerë…Tue qenë në Dumre e Shpat, patën ardhë dhe shumë atdhetarë të tjerë e qe ba forca e jonë afër 800 vetë. Kjo çetë u mashtronte prej Aqif Pashë Elbasanit dhe shumë atdhetarëve të tjerë”.
(Hasan Prishtina. Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tё vjetit 1912. Shkoder. Shtyp shkronja Françeskane, 1921, f. 5 – 23)
Grumbullimi i patrioteve elbasanas, bashkimi i tyre me çeten e Martaneshit dhe qёndrimi i parisё tё Martaneshit, ishqetёsoi komandat turke të kazave tё Matit dhe tё Dibrёs, të cilat reaguan me urgjencë, duke dërguar ushtrinë kundërçetës së lirisë dhe popullit të Martaneshit.
Javёn e parё tё shtatorit 1912, nënprefekti i Matit, kapiteni Esad Beu, me njё batalion ushtarësh turq dhe dy topa fushor, marshoi drejt Martaneshit, por çeta e komitёve e komanduar nga Murat Zhaboli dhe Ahmet Dakli, iu doli para dhe i thyen forcat turke në livadhet e Skenderit. Edhe nënprefekti i Dibrës dёrgoi katër batalione ushtarësh turqë, tёcilët ndeshёn nё rezistencёn e çetёs të Martaneshit. Në betejën e zhvilluar në livadhet e Luçanës, ushtria turke u shpartallua dhe u kthye nё Peshkopi, ndërsa komandanti i tyre kapiten Ismail Haki Libohova, u bashkua mekryengritësit. Pas kёtyre dy betejave, çeta e Martaneshit u ngjit në Ballejë.
Ahmet Dakli, komandanti i çetes te Byshekut
Kapedani Murat Zhaboli, komandanti i çetës të Martaneshit.
Fotografi e vitit 1902 e Albert Louis Hugo Grothe (1869 - 1954)
Të nesërmen, arrijti mesazhi i Aqif Pashës, i cili i urdhëronte të zbrisnin sa më shpejt në Elbasan, ku do temblidheshin tё gjitha çetat e komitёve tё Sanxhakut tё Elbasanit.
Nё shtator 1912, me iniciativёn e Aqif Pashёs, në Byshek të Elbasanit u mblodhën mbi 2000 komita të çetave të lirisë,që vepronin në Sanxhakun e Elbasanit, si Çeta e Martaneshit me komandant Murat Zhabolin, Çeta e Byshekut mekomandant Ahmet Daklin, Çeta e Shpatit me komandant Sif Nosin, Çeta e Dumresë me komandant Irfan Numan Beunetj. Qëllimi i këtij tubimi ishte të bashkoheshin të gjitha çetat, nё njё njesi të vetme luftarake, për të sulmuar garnizoninturk, institucionet e administratës turke të kazasë dhe të Sanxhakut të Elbasanit. Këto çeta të bashkuara, Aqif PashëElbasani, i pagëzoi me emёrin Çeta e Martaneshit. Komandant u caktua Sheh Hysen Sulova.
Çetat e lirisë të mbledhura në Byshek, nё shtator të vitit 1912.
(Fotografi e Foti Papajanit e ruajtur në koleksionin e Lef Nosit)
Foti Papajani, me veshje karakteristike të Shpatit dhe kapedani Man Bala (Osman Bala nga Vali i Martaneshit), në nëntor 1912 në Byshek. Fotografi e koleksionit të Lef Nosit.
Vendimin, që kjo forcë e bashkuar komitësh, të quhej çeta e Martaneshit, Aqif Pashë Biçakçiu e bazoi në faktin, seçeta e Martaneshit ishte më e vjetra jo vetëm e Sanxhakut të Elbasanit, por dhe e Vilajetit të Manastirit dhe ishteçeta më e shquara në luftimet kundër pushtuesve osmanë.
Më 24 nëntor 1912, Çeta e Martaneshit, rrethoi garnizonin turk tё Elbasanit. Komanda dhe ushtria turke tëbllokuara brenda gazermës, ishin të pafuqishëm të ragonin kundër komitëve te bashkuar. Të nesërmen me 25 nëntor 1912, komitet e çetaave të lirise, me flamurin e kuq me shqipen dy krenёshe në krye, hynё triumfues në qytetin eElbasanit, kaluan para ushtrisë dhe autoriteteve turke të Sanxhakut. Me këtë akt trimërie, luftëtarët e lirisë e ngrijtënlart moralin politik dhe ndërgjegjien kombëtare të popullit të Elbasanit.
Flamuri, që ngriti Aqif Pasha në Elbasan, më 25 nëntor 1912
dhe në festimin e pervjetorit të parë të pavarësisë më 28 nëntor 1913.
Mё 25 nëntor 1912, Aqif Pasha, çeta e lirisë e Martaneshit dhe populli i Elbasanit kryen një akt të lartë patriotik dheatdhedashurie. Si qyteti i parë që shpalli pavarësinë, shprehu dhe kapacitetin politiko-juridik të patriotëve elbasanas, të cilët në rrethanat e ndërlikuara të nëntorit 1912, bënë një zgjidhje të guximëshme, të drejtë dhe të domsodoshme.
Kjo ngjarje patriotike, është pasqyruar në historinë dhe në kulturën qytetare elbasanase, kështu shume gra e qendisnin flamurin e kuq me shqiponjen dy krenëshe me datën e shpalljes së pavarësisë 25 nëntor 1912, si rasti i flamurit të qendisur në jastek nga Marie Buda, vajzë 19 vjeçare vitin kur u shpall pavarësia në Elbasan. Ky flamur ruhet dhe është dëshmi me vlera të mëdha historike.
Mё 25 nёntor 1912, Aqif Pasha, ngriti flamurin e kuq me shkabёn dy krerёshe nё Elbasan dhe njoftoi IsmailQemalin, me telegramin e firmosur nga 35 patriotёt, pёrfaqёsuesit e popullit tё Elbasanit, tё cilёt deklaruan se “kanë pranue indipendencën e Shqypniës”.
Nr. 12050 – fjalë 100 – O. T
Elbasan 12 Vjesht e Tretë 1328 (25 nentor 1912)
1. 25 ora e natës
Shk. Tija Ismail Qemal Beut
Vlonë
Gjithë popylli ynë, mysliman e të krishtenë, me nji za kanë pranue indipendencën e Shqypniës.
N’emën të të gjithë popullit të Prefekturës s’Elbasanit
Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, Zav. i Mitrop. Papa Dhimitër Dhimitrruka, Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Biçaku, Abdulla Bej Tirana, Fuat Bej Biçaku, Kahreman Beu, Servet Zylfi, Ismail Bej Xhelayddin Bej, Ali Agjah Bej, Adil Beu, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej Sulçe Beu, Refik Myftiu, Sheh Mahmut Guma, Sheh Xhafer Pasmaqi, Sheh Hysen Sulova, Kryetari i Bashkiës Ruzhdi Alush Saraçi, Papa Beniamin Deliana, Beniamin Nosi, Taq Buda, Kolë Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikolla Jorgaqi, Mihal Profti, Dhimtër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan Çifte, Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenel Hoxha.
(Marre nga dokumentat historike të Lef Nosit, botim Viti I – 1924, Nr. 2, faqe 38)
(Arkivi Digital i Elbasanit: 20. 11. 2020)
(Hyqmet Kotherja. Pavarësia e Elbasanit 1912 (35 firmetarët). Tiranë 2012, f. 3 – 114)
Në pasditen e 25 nëntorit 1912, krijohet Qeveria e Përkohëshme Lokale e Elbasanit dhe në ditet e më pasme u organizua milicia, per ruajtjen e rendit publik. Aqif Pashë Biçaku është Prefekti i parë i Elbasanit të çliruar nga zgjedha osmane dhe i pari në historinë e administratës vendore kombëtare Shqiptare.
Më 25 nëntor, çetat e komitëve dhe populli u mblodhën në sheshin qendror të qytetit, një manifestim i përgjithshëm për të shprehur gëzimin për lirinë e fituar dhe shpalljen e pavarësisë. Dokumenti i shpalljes se pavarësisë në prefekturën e Elbasanit i firmosur nga 35 patriotët dhe përfaqësuesit e të gjitha shtresave shoqërore dhe të besimeve fetare, me pas u shoqërua me një deklaratë, të cilën me shumë të drejtë Mësuesi i Merituar Rudolf Deliana e quan “Karta e lirisë e Elbasanit”, të cilën po e prezantojmë në vazhdim:
Vjesht’ e 3të 1912 Shpallje për vetëqeverimin e Shqipëniës
25 – XI – 1912
Na gjindja e Elbasanit, pa ndonjë shtërngim të jashtëmi ose së brendëshmi, po nga dëshiri’i ynë i lirë bashkë me të gjitha qytetet e Shqipëniës po bajmë të ditunë gjithë botës së qytetëruarë se sot shpallim vehten tonë fare të shkëputin nga mbreënija Ottomane tue numëruar si nje komb i lirë, i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të të gjithë kombeevet edhe me mprojtjen e qeverive të Europës, shpëreh se do të qeverisë me nderë, drejtësi, dhe me një panësi të plotë pa vënë re ndryshim feje ose dogme. Ç’ do shqiptarë ose i huaj, ndën këtë qeverië shqipëtare, do të mundi të rroi lirisht, dyke i gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore.
E na kemi ndërmend të rrojmë vëllazërisht edhe me qeveritë fqinje, pa dashtun t’u bajmë as të paktin damë, po duke iu lutun të na ndihmojnë në vetëqeverimin tonë, sikur na ndihnë edhe në rrëzimin e qeverisë Ottomane.
Rroftë Shqipënia e lirë
Kështu e baftë Zoti!
Na përfaqësuesit e Elbasanit vërtetojmë të sipërmen dyke vumë ndënshkrimin tonë.
(Rudolf Deliana. Arkivi Digital i Elbasanit; 04. 01. 2018)
Pёr tё pёrballuar sulmin e serbëve kundër Elbasanit, Aqif Pasha u detyrua ta anulloi udhëtimin për nё Vlorё, pranuk shkoi e nuk mori pjesë nё Kuvendin Kombёtar tё shpalljes sё Pavarёsisё. Ne kuvendin e Vlores, Elbasani u përfaqësua me delegatet Lef Nosi, Shefqet Daiu (avokat sekretar i Kuvendit), Qemal Bej Karaosmani dhe Dervish Bej Biçaku, të cilët janë firmëtarët e aktit histroik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Aqif Pashe Biçaku qendroi ne Elbasan dhe se bashku me Sheh Hysen Sulova, Ahmet Daklin, Irfan Ohrin, Murat Zhabolin, Sif Nosin organizoi çetat ekomitёve dhe vullnetarëve, pёr mbrojtjen e Elbasanit nga sulmet e ushtrisë serbe, qё po cёnonte pavarёsinё eShqipёrisё tё saposhpallur vend sovran dhe i pavarur.
Më 28 nëntor 1912, ndërsa në Vlorë u ngrit flamuri dhe Kuvendi Kombëtar shpalli Shqipërinë shtet me vehte dhe pofestohej pavarësia, disa pjesë të Shqipërisё tё brishtё dhe tё porsalindur, u pushtuan nga ushtritё greke, serbe dhe malazeze.
Në këto rrethana të ndërlikura, Aqif Pasha urdhëroi një pjesë e çetёs tё Martaneshit, e komanduar nga Man Bala dheçetën e Shpatit të komanduar nga Sif Nosi, te shkonin në Labinot, për të ndaluar marshimin e ushtrisë serbe drejt Elbasanit. Njëkohësisht, me 29 nëntor 1912 qeveria e Vlores i dërgoi Aqif Pashë Biçakut, tekstin e dokumentit, per t’ia dorëzuar komandantit të ushtrisë serbe, që po marshonte në trojet e shtetit shqiptar të sapo shpallur i pavarur. Më 29 nëntor, Komisioni i Elbasanit u takua në Qukes dhe i dorëzoi dokumentin, komandantit të ushtrisë serbe.
Në fund të vitit 1912 dhe fillimet e vitit 1913, Shqipëria e porsa çliruar nga zgjedha shume shekullore e Perandorise Osmane, u ballafaqua me ngjarje te nderlikuara politike. Ushtria e Mali te zi nga 8 tetori 1912 kishte rrethuar Shkodrën. Në këto rrethana Aqif Pashë Biçaakçiu, çetën e Byshekut të komanduar nga Ahmet Dakli dhe një pjesë të çetës të Martaneshit të komanduar nga Murat Zhaboli, i dёrgoi nё Shkodёr, ku u bashkuan me forcat e tjera, qё po luftonin kundёr ushtrisë malazeze, që kishte hyrë në trojet shqiptare. Populli i Shkodrës, rezervistёt shqiptarё, çetat e lirisë dhe forcatvullnetare, i rezistuan gjatë sulmeve të ushtrisë malazeze, nga Zogaj në Tarabosh, nga Kraja deri në Bushat, nga Hanii Hotit në fushat e Shtojit, nga Shengjini në Lezhë.
(Fatos Baxhaku. 1912 – 1913, Rethimi i fundit i Shkodrës. Gazeta Shqip. Gusht 2012).
Gjatë udhëtimit për në Shkodër, kur arrijtën në Lezhë, çetat e Elbasanit u ndeshën me forcat malazeze, të cilatkishin pushtuar Shengjinin dhe kishin depërtuar deri te ura e Drinit në Lezhë. Pas luftime të ashpra, forcat malazeze uthyen dhe u tërhoqën në Shengjin, ndërsa komitët elbasanas vazhduan marshimin për në Shkodër. Në mbrojtjen eShkodrës, u zhvilluan luftime të ashpëra. Sa arrijtën, komitët e ardhur nga Elbasani i dërguan në frontin e malitTarabosh, ku hynë në luftime që ditën e parë dhe iu takoi të pёrballen me sulmet mё tё egёra tё ushtrisë malazeze.
Viti 1913: Komitat e çetave te Martaneshit, te Byshekut dhe të Malësisë së Madhe
në luftën e Shkodrës, kundër malazezëve.
Në frontin e Taraboshit, komitat e Çetës së Byshekut dhe të Martaneshit, së bashku me çetën e Malësisë së Madhe,zhvilluan luftime të ashpra deri përleshje trup me trup, duke rezistuar heroikisht sulmeve të ushtrisë malazeze, që u detyrua të tërhiqej me humbje. Trimёria e martaneshasve bёri jehonё nё popull dhe në shtypin e kohёs. Të gjithëndiqnin me preokupim luftimet për mbrojtjen e qytetit të Shkodres. Aqif Pasha i dёrgoi telegram Esat PashёToptanit, aso kohe zv-komandanti i forcave që mbronin Shkodrёn, të cilit i kёrkoi ta informonte urgjencë me telegram,pёr shendetin e Ahmet Daklit, të Murat Zhabolit dhe gjëndjen e luftëtarёve martaneshas.
Mbrojtjae Shkodrës, bëri jehonë në vendet perëndimimore. Giulio Barella, korespondenti i gazetës italiane “Corrieredella sera”, i cili ndiqte luftimet nga fronti i malazezëve dhe gazetari anglez Henry Nevinson, korespondenti i gazetës “Times”, në frontin shqiptar, kanë botuar artikuj me lajme nga lufta e Shkodrës dhe shpesh kanë treguar trimëritëe komitave të Martaneshit, te Byshekut dhe të Malësisë së Madhe.
(Giulio Barella. La guerra turca – balcanica. Vista e vissuta agli avamposti dei montenegrini. Diario di G. Barella, corrispondente di guerra in Montenegro. Ribotim: Roma 2013).
Comentários