top of page

24 vjet nga lufta e Kosoves




DALLËNDYSHJA E PARË E LIRISË SË KOSOVËS

Nga Sakip Cami

SULMET AJRORE MBI JUGOSLLAVI ISHIN TE VESHTIRA, POR NE DITEM TE VEPROJME DHE TE FITOJME PA HUMBJE


(Intervistë me Nënkolonelin amerikan David Nichols, piloti i parë dhe komandant i Skuadronit 510 Luftarak, i Forcave Ajrore Amerikane, i cili bombardoi objektet ushtarake serbe)



Nje vit pas kurorezimit me sukses te fushates ajrore 78 ditore mbi Serbi (mars qershor) 1999 , ne Maj te vitit 2000, erdhi ne Shqiperi dhe zhvilloi disa leksione ne Akademine tone te Mbrojtjes N/koloneli amerikan David Nichols pilot dhe komandant i skuadronit 510 luftarak te Forcave Ajrore Amerikane , qe bombardoi objektet ushtarake serbe.

Une ne cilesine e gazetarit ushtarak i mora nje interviste te shkurter qe eshte botuar per here te pare ne Revisten Mbrojtja Nr 6 te vitit 2000, 23 vjet me pare.



A ishin sulmet ajrore mënyra më e mirë dhe e vetme, e mundëshme për të ndalur makinën ushtarake serbe?

Ne besojmë se sulmet ajrore ishin mënyra më e mirë dhe përfundimtare për të detyruar Millosheviçin të ndalte spastrimin etnik në Kosovë, që të pranonte kthimin e të larguarve me forcë nga trojet e tyre, të ndalte genocidin e pashembullt në histori.

Ju e dini se bisedimet diplomatike kishin dështuar dhe e vetmja mënyrë për ti ardhur në mbrojtje një populli që po masakrohej ishte mposhtja ushtarake e Millosheviçit. Sulmi mbi Jugosllavi nuk ishte sulm amerikan, por sulm i NATO-s, i 19 vendeve anëtare të saj që morën pjesë në këto luftime sipas detyrave dhe mundësive që kishin.

Sa ishte intensiteti i fushatës ajrore të 78 ditëve ?

Gjatë fushatës bombarduese, aeroplanët e NATO-s (kryesisht amerikanë) realizuan 38400 fluturime. Gjatë këtyre fluturimeve ata lëshuan 23618 bomba.


Si vepruat për tju shmangur veprimeve të artilerisë dhe të raketave kundërajrore serbe ?

Ne neutralizuam radarët dhe radiokomunikimin e ushtrisë serbe. Kështu u paralizuan edhe raketat e artileria kundërajrore. Veç kësaj ne fluturuam në lartësi të mëdha, jashtë rrezes së veprimit të tyre. Aeroplanët që përdorëm ne, sistemi i zbulimit dhe bombardimit të tyre ishte i fjalës së fundit. Siç e patë edhe në regjistrimet filmike, ne asgjësuam edhe avionët e tyre MIG 29 të prodhimit të fundit. Sistemi i zbulimit dhe i goditjes me rreze Lazer është shumë i saktë deri në 0,5 metër përpikmëri ndërsa efektiviteti i bombave të përdorura është mijëfishuar. Një bombë e përdorur në këto sulme është e barabartë me 9000 bomba të Luftës së Dytë Botërore.


Si e siguronit ju vijimësinë e luftimit në ajër kur dihen fare mirë specifikat dhe vështirësitë e fluturimeve?

Baza më e afërt ishte ajo e Avianos në Itali dhe furnizimin me karburant në ajër e bënim në hapësirën ajrore të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.


Si vepronit ju për të shmangur vrasjen e popullsisë së pafajshme ?

Pikërisht këtu qëndronte vështirësia. Ne goditëm kryesisht depot e armatimit, tanket, objektet në shërbim të luftës dhe nuk goditnim asnjëherë objekte të popullsisë.

Çfarë mendonit kur ishit në fluturim?

Së pari mendoja të kryeja sa më mirë detyrat dhe të kthehesha në bazë shëndoshë e mirë dhe së dyti të mos vrisja njerëz të pafajshëm. Kur u ktheva në SHBA, pas mbarimit të luftës , djali im ndërsa po e çoja në shkollë më pyeti :”Çfarë ke goditur kur ishe në luftë ?” Unë ju përgjigja se kisha goditur një tank. Të nesërmen djali pasi e kishte përpunuar me mendjen e tij më pyeti përsëri: A kishte njerëz në tank ? Unë ju përgjigja: Jo.

Atëhere djali mu hodh në qafë.

Cili ishte roli i UÇK në këtë luftë ?

Roli i UÇK në këtë luftë ishte shumë i madh, sepse UÇK asgjësoi ato forca e mjete serbe të cilat ne nuk mund ti zbulonim e ti asgjësonim.


Ju u quajtët me të drejtë nga shqiptarët pëllumbi i parë i paqes në Kosovë, si do ta konsideroni këtë vlerësim ?

Ju falenderoj shumë, por është vlerësim i tepërt. Unë kam bërë vetëm detyrën. Këtë do ta bënte çdo ushtarak në shërbim të paqes.


19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page