Nuri Plaku
20 PRILL 2020
Sot nëna ime
Ra në gjum të thellë, të thellë
Deri në perëndim.
Unë e mbështolla me lamtumirë
Dhe e vura të flejë
Në shtratin e syve të mi.
Sytë mu bënë dy liqej
Të kaltër, të kaltër
Mbushur me mjellma
Që venin e vinin
Nga jeta në vdekje
Nga vdekja në jetë.
Pastaj… se ç’ndodhi brenda meje
Ende nuk e di...!
Qielli u bë tokë
Toka u bë qiell.
E unë…
Ndërrova perëndi.
Timo Merkuri: Ngushellime mik I nderuar per humbjen tuaj. Admiroj forcen me te cilen e kthyet ne art dhimbjen tuaj.
Fatmir Terziu: Ngushëllime i dashur Nuri. Me këtë poezi ia keni lënë një përmendore të pavdekshme më të shtrenjtës, ikjes së më të ndjeshmes, më të dhimbshmes së kësaj jete. E kujtofshi mot e jetë.
Albert Habazaj: Pastë dritë e paharrim, nëna, Nuro!
Sa fisnike e bardhë vjen me këtë përkushtim shpirti!