18-vjet pa ty
In memoriam, FREDERIK RRESHPJA *
(poezi)
1. Ikja e POETIT
"...po shkoj të gozhdohem në kryqin tim" **
Si një SHENJT që del nga BIBLA,
Papritur,u nise në amshim!
Unë atëherë isha në FLORIDA
Por dhëmbi shumë shpirti im.
Ti ike si një dre i plagosur
I sakatosur nga jeta
Vuajtje dhe privimet të pasosur
Jeta e ligë si"njerka".
Ti ishe si një shi i butë maji
Që nuk dëmton dhe një lule të brishtë
Dhe nuk e kam fare kollaj
Të ndalë lotin dhimbshurisht.
Iku pëllumbi i bardhë që gugiste paqësisht
Po ç'kumte la në ato çaste?
La mesazhin e madh të dashurisë
Për njerëzillëk dhe paqe.
Të gjitha pushtetet ia shtuan rrudhat e ballit
Ai rebelohej dhe nuk lëpinte jargët e pushtetit
Jetoj në zgrip dhe iku në pikë të hallit
Turp për shtetin dhe lavdi për Poetin.
*ka vdekur më 17 shkurt 2006.
** në thonjëza vargje të Poetit.
2. Kur varrosej Poeti
"Po s'të deshi "vjehrra",
Të do lala vet"
Popullore
Asnjë nga shtetarët tek varri i POETIT
Nuk ka kund turp më të madh
Se POETI i bënte opozitë pushtetit
Ndaj anatemoj pushtetin me timin varg.
Mu tek porta e MINITRISË së KULTURËS
Këtë ditë duhej lidhur një shiritë i zi
SE POETI për vargje provoi prangat e diktaturës
Të njëjta "pranga" dhe në demokraci!
Por atë që nuk bëri shteti,e bën miqtë
Që kudo që ishin,shkuan në Shkodër
Është e gjatë shumë ajo listë
Për t'i thënë ministrit të çkulturës
Që je krejt mediokër.
Atje qe MOIKOM ZEQO e SHPËTIM KELMENDi
Atje RIZA LAHI e MYFTAR GJANA
SKËNDER DRINI dhe ALFRED ÇAPALIKU
ARBEN BLLACI e HASAN LEKA
Atje dhe BEDRIU I ZENEL ISLAMIT
Dhe fisniket,FATIME KULLI e LEDIA DUSHI
MARK SIMONI me të tjerë nga LEZHA
Dhe...
Po ku ka "varrim" më madhështor, se...
Drejt vorrezave ku prehën katolikët,në Rmajë.
Bashkë me miqtë,erdhën:
"Luanët e fëmijërisë që pinë ujë tek pusi i vjetër" *
Dhe që nga PERSIA mbrriti SAADIU me një turban vese mbi krye"
*vargje të poetit
** Të më falin për listën që mund të jetë dhe më e gjatë.
3. Pse inatin e kam mbi hundë? *
JU lutem lexoni ç'ka ndodhur
"... do bëhet një koncert-homazh.nën nismën e minisrit të kulturës.për IBRAHIM KODRËN,KELË KODHELIN e VATH KORESHIN që ndërruan jetë në shkurt 2006."
Nga shtypi
Dikush mungon në këtë koncert-homazh
Si Lipe Shtogu është lënë pas listës!!! **
Nuk kam si e përtyp(nuk gjej dot llaf)
Ka lënë pas listës,PRINCIN e LIRIKËS!***
Si mund të harrohet një LIRIK I BUKUR
Që një pjesë të jetës e kaloi me pranga?
Jam krejt i kthiellët dhe aspak i turbull
Kjo "harresë"e qëllimshme e ka mesazhin prapa.
Se FREDERIK RRESHPJA gjithonë ka qenë opozitar
Rebelohej gjithmonë kundër pushtetit
Veç një ministër me mendësi mesjetar
I vë mëkëmbëse lavdisë së POETIT.
Ndaj mua inati më rri mbi hundë
Dhe bërtas:"Qeveri dhe ministër turpin ta hani me bukë!"
* ka ndodhur më 28 shkurt 2006
** peronazh i i krijuar nga i madhi Pëllumb Kulla me estradën e Fierit
*** unë FREDERIK RRESHPJEN e quaj PRINC të LIRIKËS SHQIPTARE(Mbret quaj LASGUSHIN).
*** janë shkruar në FLORIDA në shkurt 2006 dhe kam bërë ndonjë ndërhyrje të vogël sot.
Tiranë,16 shkurt 2024
Comments