top of page

11 MAJ 1948 -11 MAJ 2022

Updated: May 19, 2022


11 MAJ 1948 -11 MAJ 2022


NGA KRISTO ZHARKALLIU


Është e çuditëshme se si rrjedh jeta e njeriut. Para disa ditësh po shkoja me time bije në një spital të Athinës për­ t’u mjekuar. Sigurisht ajo ngiste makinën, ajo kishte mbyllur takimin me mjekët mbasi unë, në këtë moshë nuk e ndiej veten krejt mirë. Ishte mëngjes herët dhe papritur mua m’u kujtua se ishte data 11 maj...dhe atëhere nisa t’i tregoj sime bijë historinë e një 11 majit tepër të largët.. atëhere kur isha 8 vjeç e gjysmë dhe sapo kisha mbaruar klasën e dytë të shkollës fillore në fshatin Çiflik të Konispolit. Aty kishim një arsimtar të shkëlqyer- Jahja Veseli quhej. Por kjo s’a të bëjë me historinë tonë,ose më mirë të gjitha lidhen e gërshetohen me njëra tjetra. Familja jonë ishte e pasur-kishte afro 5000 dele me dhjetra kafshë-mushka-e kuaj dhe patjetër prona të shumta: kullotat nga Paganeja deri në Konispol pothuajse ishin pronë e familjes sonë që,para luftës, kishte marrëdhënie të shkëlqyera me agallarët e asaj kohe të Konispolit e të Filatit, ku dimëronim bagëtitë-ishte koha e shtegëtimit të blektorëve shqiptarë që në përgjithësi ishin vllehë.Familja jonë ishte e detyruar të largohej nga Voskopoja se pse atje nuk mund të veronin bagëtitë-kullotat verore i kishim në Razdoll të Kolonjës por kryesorja ishte se Voskopoja ishte vazhdimisht në shënjestër të nazifashistëve mbasi ishte bërë qëndër e luftës antifashiste. Madje ishte bombarduar keq dhe shtëpia jonë trekatëshe në Voskopojë ishte rrafshuar krejt. Si rrjedhojë u detëruan të mirrnin famijen atje ku shkonin dhe bagëtitë që të ndihen më të sigurtë: Veçse edhe atje na gjetën gjernant nazistë dhe na metraluan kasollet duke lënë të vrarë një xhaxhain tim (Siveri) dhe shumë tëplagosur ndër të cilët dhe një motrën time, Marien... (Atë vere 1943, ishim detyruar të largoheshim edhe nga Razdolli: kishim çuar bagëtitë dhe familjet në Katund- Shtatobërdhë,afër Shtyllës-zonë kjo që deri atëhere kontrollohej nga partizanët dhe me ata aso kohe ndiheshim më të sigurtë veçse aeroplanët gjermanë na gjetën dhe atje...

11 MAJ 1948, Qafa e Navarices


Por le të kthehemi në historinë tonë të 11 majit 1948. Kishte ardhur pranvera dhe bagëtitë duhej të shtegëtonin në vëndet malore, të Kolonjës. Veçse Komiteti ekzekutiv i Sarandës nuk na jipnin lejen e ‘’shpërnguljen’’ si e quajtën shtegëtimin e bagëtive për në male gjë që bëhej me shekuj..pa asnjë leje. Por regjimi i ri donte të vinte...rregull na thoshin duke e fshehur qëllimin e vërtetë të këtij vonimi. Ndërkohë Ismail Halili kishte thirrur të gjithe çelnikët- blektorë në Sarandë gjoja që t’u jipte leje e... shpërguljes. Tanët pra i nisën bagëtitë në pritje të lejes dhe kishim arritur në Qafën e Navarricës...kur u gjëndëm të rrethuar nga forca ttë armatosura-policisë dhe shumë civilë... po të armatosur deri në dhëmbë! Ç’u bë,pyeta unë veten ndërsa ndiqja të kapja një kec që e doja shumë..Sigurisht duke parë të gjithata njerëz të panjohur me guna e biruca dhe armët në supe kisha filluar të frikësohesha dhe...sikur të mos mjaftonte kjo nga një sfakë rrëshqiti një gjarpër i madh...U zbrapsa i trëmbur ndonse në kullotat tona në Pagane shihnim pëditë gjaqrpërinj e zvarranikë të ndryshëm...Vrapova të kap kecin dhe para se të futej në tufën e huaj të dhive munda ta kap veçse një burrë me mustaqe me birucë dhe me dyfek në dorë më bertiti: Lëre kecin se nuk është i yti! ‘’Jo, i imi është..’’ thashë me ndrojtje.por ai ma rrëmbeu nga dora duke më pyetur:Je djali i çelnikut ti? -Po, i thashë ...’’Atëhere thyej qafën dhe lergohu për tek cergat!’’ Nuk e kuptoja atë sjellje të egër, veçse vura re sepo bëhej një rrëmujë e madhe! Disa kope delesh ishin bashkuar duke blegëritur si të lebetitur dhe e gjithë pllaja ishte mbushur me qindra e mijra dele të bashkuara në një kope të madhe... ndërsa rreth tyre ishin vendosur burrat e armatosur duke thirrur e bërtitur..Nuk shikoja asnjë nga barinjtë tanë- i kishin dëbuar njerëzit e armatosur..Si i humbur vrapova të shkoj tek stani i ynë duke harruar kecin e dashur që e mbante burri i huaj në dore dhe ai blegërinte për mua. Nga larg dëgjova se gratë tona po ulërinin e qanin dhe unë mendova se dikush kishte vdekur. Mëndja më vajti tek Babai që kishte shkuar në Sarandë...dhe nisa të ecij duke u dridhur nga frika...Kur u afrova tek cergat ton pashë se atje ishin mbledhur shumë gra dhe policë të armatosur. Atje kishte mbërritur vëllai i madh i cili kishte shkuar në një mbledhje ku e kishin thirrur tek burimi i madh, bashkë me çelnikët e tjerë. Në mungesë të Babait kishin thirrur atë...dhe atje u kishin komunikuar se bagëtitë tona shtetëzoheshin pa asnjë shpërblim dhe familjes sonë i linin vetëm...50 krerë nga 5000 që kishim! Vëllai kokëkrrisur ishte bërë si i tërbuar dhe Nëna pëpiqej ta mbante dhe ta qetësonte se rrezikohej dhe jeta e tij dhe të familje. Ndërkohë një ‘’komision’’ po bënte invetarin...sa gërshërë kishim, sa lesh na kishte mbertur, sa napë për djath kishim dhe deklaruan se të gjitha...shtetëzoheshin-duket nuk dinin fjalën sekuestroheshin ose konfiskoheshin. Fatmirisht në atë rrëmujë të paparë ku me mijra dele blegërinin sikur qanin, kuaj dhe mushka hingërinin si të tërbuar, dhjetra qën që ishin marrë nga të zotin lehnin e angulloinin si ujqër,mbërriti Babai që po kthehej nga Saranda. Nuk e dija për trim Babanë-nuk ishte njeri i pushkës as dhe të violencës- gjithnjë dinte t’i zgjidhte problemet me arsyetime, ashtu si dinte të bindte të tjerët me logjikën e tij. Me fjalë të tjera ishte kundër dhunës...Kur arriti dhe pa të birin, Spiron, gati të shpërthente dhe të...rrëmbete armën, a qëndroi tek dera dhe tha: Ç’ke që bën ështu?Këta njerëz nuk kanë faj! Qeveria vendosi të na shtetëzojë pasurinë dhe ne nuk do të ngrihemi kundër pushtetit! Qetësohu pra dhe të shohim çfarë do të bëjmë! ‘’Po na marrin leshin dhe gërshërët dhe napat me djathë! -Bërtiti vëllai.- Janë hajdutë!’’ ‘’Le të marrin çfarë të duan-tha Babai- Vetëm njerëzit të mos prekin! Dhe ti mblidhe mëndjen! Luftë me pushtetin ne nuk do të bëjmë!...’’ Në atë kohë mbërriti tek çadra jonë Ismail Halili-mik i vjetër i Babait dhe që kryesonte komisionin e shtetëzimit...’’Mbahu Vasil- i tha ai Babait- Vendimi nuk u muar nga ne por nga Tirana...’’ ‘’E di Ismail, e di-u përgjegj Babai dhe si e kishte zakon shtoi- Ejani të pimë nga një raki! Grua-thirri-Na bëj një meze dhe na nxirr shishen e rakisë...Nuk besoj të na shtetëzoni dhe rakinë-bëri shaka Babai kurse Nëna ime e sertë ishte gati t’u sulej por kur pa qetësinë e çuditëshme të Babait shkoi të sillte shishe e rakisë..Spiroja bënte si i tërbuar, më shumë i indinjuar me sjelljen e Babait se sa për praninë e komisionit të shtetëzimit që do të pinin rakinë e shtëpisë sonë Por kur pa vështrimin e rreptë të Babait u mblodh dhe u largua duke sharë nëpër dhëmbë.. ‘’Një të drejtë e ka dhe djali!’’ tha Ismaili- kjo që bëhet sot nuk është bërë herë tjetër!...’’’ Babai mbushi gotat që solli Nëna dhe tha këto fjalë që kanë mbetur të paharruara: ’’Dëgjo këtu mik Ismail Halili! Unë i them pushtetit hallall e pastë pasurinë time! Vetëm një gjë kërkoj dhe po ta them: Të më lërë duart të lirë që të jetoj dhe të punoj! Këtë kërkoj: Liri!’’... Mjerisht ata njerëz dhe ai regjim nuk dinin ç’ donte të thoshte me fjalën LIRI! Sepse që të nesërmen filloi përndjekja e tmerrëshme kundër familjes sonë që mbajti më shumë se 40 vjet.Por kjo është një histori tjetër dhe tepër e gjatë sa edhe e dhimbëshme. Që të kthehemi përsëri tek 11 maji.. ndërsa burrat pinin raki, unë qaja më tutje për kecin tim...Ishim familje e madhe Nëna kishte nëntë fëmijë dhe deri atëhere vetëm vajza e madhe, Maria, ishte martuar dhe larguar nga gjiri i familjes. Unë e ndienja veten ngahera si i mënjanuar dhe i harruar-isha tepër i urtë dhe me shkollën shkoja shumë mirë dhe nuk bija shumë në sy. Veçse syrit të Babait nuk i shpëtoi dëshpërimi im.’’Po ti pse qan?’’më pyeti kur më vuri re në një qoshe pak larg burrave. I thashë...’një burrë më mori kecin tim..’’ Ai e dinte se sa shumë e doja unë atë kec manar...’’Dhe për një kec qan ti? Do të të marr një tjetër më të mirë!’’ tha ai dhe nuk dukej aspak i qeshur si shpresoja unë...Fytyra e tij kishte filluar të zverdhej-gjë e rrallë se ngahera ishte e ‘’kuqe’’ buzëqeshja e tij ishte shumë shumë e trishtuar...Që atë ditë nuk e pashë herë tjetër të qeshte me të madhe- ishte ngahera i preukupuar se si do të ushqente familjen e tij të madhe dhe me të vërtetë-sa rrojti ai- nuk na mungoi asgjë Sigurisht nuk mora kurrë një kec tjetër mbasi dhe unë ksha kuptuar katastrofën që kishte pësuar familja...madje u detyrova të le dhe shkollën me dy klasat që kisha bërë në Çiflik me Jahja Veselin....Pastaj do të vinin telashe dhe katastrofa të reja (pushtetarët nuk na harronin kurrë kur ishte puna të na përndiqnin e persekutonin!)—arraisja e vëllait në Greqi, arrestimi i Babait i cili, pa asnjë akuzë të fortë u dënua me katër vjet burg...Nuk doli kurrë-...vdiq në burgun e Vlorës në vitin 1952.. Pastaj?

Herë tjetër me histori të trishtuar..Vetëm doja të kujtoja 11 majin 1948..

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 11 maj 2022.



25 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page