… e shfletoi nimfazi dhe bulëzën e fundit
si një histori që s'lexohet lehtë
e bëri kujtesë
në këndell të fletëve të brymës së mëngjesit…
… dhe ti prek me shijen e ditës
ku ftillohet cipa e zgjimit
si në një kohë me shi
luajnë sytë
qerpikët
e të gjitha poret e mollëzave të përskuqura
drithmë e hollë kalon nëpër pore
e lagësht ndjesia
dhe ti çel gonxhen e ngjeshur thellë në mish
që endet kopshtit të gjuhëve të dhimbjes
sa të nënshkruajë mishërimin
në këtë botë padurimi nuk është një e qarë
por kullë ku zien flurta e kujtesës…
… me një të parë
hap librin e ri të vetë jetës.
Comments