DALLGËT
Dallgët e jetës i përball
Vijnë e përplasen tek unë
Mbushur me të këqija
Derën ma zënë të më japin fund.
Vërsulen drejt meje të ligat
Me paturpin që kanë
Si kuçedrat mblidhen bashkë
Më turren ato të më marrin hak.
Vetëm Diellin kur shoh atje lart
Zemrën dashuri ma ngrohë
Si anije hap velat lundroj
Mbi dallgët e jetës që nuk ndalen dot.
Comments