top of page

A MUND TA KTHEJ VIRGJËRINË?

Updated: Jul 17, 2020


Razije Musa

A MUND TA KTHEJ VIRGJËRINË ? VIRGJËRIA DHE MORALI NUK JANË NJË.


Jam duke u ndjerë keq teksa po shkruaj për këtë temë, nuk mund t'i besoja veshve se po e dëgjoj një vajzë të re nga Kosova teksa më pyeste se a mund t'i ndihmoja.

Më tha se ka dëgjuar për "qepjen" dhe se kishte menduar mos kisha informata.

U stepa, e pyeta prapë se çka në fakt po mendonte, më tha se pas një lidhje të dështuar po pret për fejesë dhe se djali i kishte thënë se pret që ajo të jetë virgjine ndryshe do e kthej prapa. Soji i këtij djali uroj të mbushen mend, ndërsa ju vajza kuptoni qartë se virgjëria dhe morali nuk janë e njejta gjë. Ju mund ta doni dikë, të keni raporte intime, të duheni në pafundësi dhe në fund jeta të ju ndaj. Ju nuk duhet ti arsyetoheni askujt për atë se çka ka ndodhur me jetën tuaj më herët. Po i pengoj dikujt e kaluara jote, ikni nga ai, njerëzit që jetojnë me kohë të shkuara janë të fiksuar e sipas meje jo normalë. Duajeni vetën e jeni krenare për çdo gjë nëpër të cilën keni kaluar. Punë e madhë nëse nuk jeni virgjine, mos e keqtrajtoni trupin tuaj me metoda të tilla primitive. Gjejeni dashurinë, respektin e rehatinë.

Me plot sinqeritet e dashuri, Razija

122 views3 comments

3 Comments


Minush Hoxha

Zonje, kete ceshtje, kete problem, veshtrojeni ne nje kontekst te gjere faktesh e fushash. Mos e thjeshton deri ne dhenien e nje keshille te nxituar te cytur e inluencuar nga pragmatizmi sot. Ka rrenjet e thella kjo dhe patjeter qe tejkalon dhe shkon me large se nje ,,virgjeri" si dukuri nga tradita. Dihet se c'po ndodhe me erotiken, me manifestimin e saj ne vecanti ne vendet e zhvilluara. Tek i hedhet nje shikim zhvillimeve nga kjo fushe, dalin pyetje e pergjigje jo edhe aqe optimiste per specien njerezore.

Like

Alim Sula

Nji arsyetim mjaft i pershtatshem i k'saj zonje per k'te realitet ku jetojme sot, jeta e njeriut sot ka ardhur shume personale dhe jeten ç'do njeri duhet ta jetoje vete me te te mirat e te veshtirat e tij.

Like

Agim Deva

Temë e komplikuar kjo.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page