top of page

Revista "Albanian Post" Britani e Madhe

Revista e muajit Maj 2026
Artikujt e fundit


Frank Shkreli: SHQIPËRIA PËRBALLË NJË MOMENTI HISTORIK NË BALLKAN
SHQIPËRIA PËRBALLË NJË MOMENTI HISTORIK NË BALLKAN Nga Frank Shkreli Ditën e mërkurë, me 20 maj, 2025, Gjenerali në pension, Eric Wendt doli para Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Punët e Jashtme në një seancë dëgjimore konfirmimi, ndër disa prej emërimeve të tjera, edhe për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Gjatë dëshmisë së tij, Z. Wendt theksoi disa përparësi kryesore për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por dhe gjëndjen në
19 minutes ago4 min read


Noke Abilekaj: Qelitë në fund të shpirtit
Ngaqë zoti nuk mund të ndodhet në çdo skutë të jetës, krijoi nënën. ( ...) Më në fund, ndërtoi një fortesë në nënshtresën më të thellë të shpirtit dhe filloi të strehonte dashuritë. U lumturua nga shkalla e lartë e sigurisë dhe, duke qenë e bindur se trupi vdes ndërsa shpirti shkon në qiell, i nënshkroi zemrës garancinë për pavdekësinë e “mallit” të saj të vetëm dhe të paçmueshëm. * Nuk dihet sa kohë iu desh që të arrinte në këtë zgjidhje. Vuajtja ishte shumë e gjatë. Sa e ki
5 hours ago7 min read


Fatmir Terziu: Kjo poezi nuk është vetëm një lamtumirë për Pirro Verushin
Poezia “Pabesi e Përlotur” e Pozaet Qoses është një elegji e thjeshtë në formë, por e fuqishme në ndjenjë. Ajo i përket atij lloji të poezisë mortore që nuk kërkon të mahnisë me figura të stërholluara artistike, por të prekë drejtpërdrejt zemrën e lexuesit. Dhe pikërisht këtë arrin. Dhimbja këtu nuk është retorike; ajo është njerëzore, e afërt, e njohur për secilin që ka humbur një mik, një vëlla apo një njeri të dashur. Vargu hapës, “I rëndë ky gjumi yt, / Si guri në thellëd
6 hours ago3 min read


Pozaet Qose: PABESI E PËRLOTUR
-Kujtimit të mikut tim, Pirro Verushi- I rëndë ky gjumi yt, Si guri në thellëdet. Po çeli, pra, ti sytë, Se nëna po të pret! Se zonja, bashkë me djemtë, Të presin mu në portë, T'u thuash mirëmëngjes, Si bëre gjer më sot. Vëllezërit, buzagaz, Të presin për gosti Dhe motra, që nga larg, Me lotin flet tani. Ke humbur ti në gjumë Përgjigje s'u jep dot As fjalën nazeshumë S'e fton pranë vetes sot. Eh, Pirro, veç një herë U bëre i pabesë, Kur fryma, që t'u shter, Për ne
6 hours ago1 min read


Mihal Gjergji: UDHË NUK KA
UDHË NUK KA Në Spaç, është thinjur dheu Qershia e gjaktë është tharë, ndoshta nga dhimbja Nga lotët, edhe gurët janë çarë Një korb vetmitar mbledh eshtra Mbase ndërton një statujë pikëllimi Udhë nuk ka... Është fundi a fillimi? Mes humbëtirës - një burim, pinë ujë të vdekurit Ata, si zë; as dielli, as vesa Mbi plagë, si mjegull nderet harresa!
6 hours ago1 min read


QAZIM D.SHEHU: KUR NGA LARTËSITË BIE…
KUR NGA LARTËSITË BIE… Kur bie nga lartësitë e mëdha një zjarr Këputet në mesin e kësaj lartësie, Kështu vështrimi jot nga larg Gjer në mes të udhës dritën bie. Dhe mesi tjetër mbetet errësirë Për të menduar për forcën e tij, Lartësia më afër të ishte, do qe më mirë, Po vetëm në lartësi të largta zjarri jep hije… LOT I VOGËL Pafuqi e botës bëhet e madhe Nga dalja e një loti… Është ai çast kur zemra ofshante Në dridhjen si ndezje e parë baroti. Sa zjarre, dëshira ,dhim
6 hours ago2 min read


Thani Naqo: NATË E QELQTË
E qelqtë kjo natë, me cingërimë, gjithësia u mek e s’ më grish. Dëgjoj hënën të mërmërijë, “Vetullën bryma po ma përzhit.” Shpirt dha sonte fija e fundit e barit, gjethet puthiten me njëra-tjetrën. Kallaj’ i akullt mbulon shpinën e jazit, nën cipëakull gjurmët më mbetën. Lëshoj pllazin n’errësirë, ec kuturu, dhuroj frymën të bëhet okitë. Okita le të më thinjë e, ulur mbi hu, yllin e vockël që regëtin pak dritë… Ziçisht,1983 (Shkëputur nga libri me poezi lirike ÇDO PER
6 hours ago1 min read


Qerim Skënderaj: NJË VARR – DASHURI PA MBARUAR
Kjo poemë i kushtohet babait tim. Me la fare të vogël, aq sa nuk më mbeti asnjë përfytyrim visual. E njoha nga bisedat e gjata që bënin bashkëmoshatarët e tij në raste festash familjare. La pas një emër të mirë, model i njeriut puntor, të dashur e të respektuar. Poema më poshtë shpreh një dialog me të birin, qe nuk e realizuan dot sa qe gjallë. Njëherësh është edhe një dedikim për të gjithë njerzit e gjakut tim. NJË VARR – DASHURI PA MBARUAR Gjysmën e shekullit në sup, Ku
6 hours ago7 min read


Fatmir Terziu: Kurva e Zyrës së Pashaportizimeve
Tregim nga Fatmir Terziu Poshtë asaj zyre kishte një plep. Degët e plepit, që prekte katin e tretë, përkëdhelnin dritaren. Pas asaj dritareje ishte ajo. Askush nuk e dinte emrin e saj të vërtetë. Në katin e tretë të godinës gri, aty ku njerëzit hynin me fytyra dhe dilnin me numra, ajo njihej vetëm si “ajo”. Më të guximshmit, pas shpine, e quanin Kurva e Zyrës së Pashaportizimeve. Nuk dihej kush e kishte shpikur i pari këtë emër, por në atë ndërtesë fjalët ngjiteshin në mure
21 hours ago3 min read


Faruk Myrtaj: Fjalë të kursyera për jetë e autorë...
“Ti nuk di ç’është dashuria” e Abas Veizit Faruk Myrtaj Letërsitë janë kthyer në domosdo leximi në investime afatgjata autorësh të heshtur prej dhunës së tërëfarëllojshme, prej të cilave dolën qartësisht të mëvetshëm, me lexues të vetëdijshëm në gjuhë të shkruar. Përmendesh se edhe letërsia shqipe ka nisur të plotërohet. Merret vesh, s’është punë çmimesh të fituar, të fituar paraprakisht, të pretenduar, dhuruar prej klanesh sezonalë a përvjetorësh festivë. “Ti nuk di ç’është
21 hours ago3 min read


Qerim Skënderaj: I MIRI I PADOBISHËM
Të gjithë thonë se ai është i mirë, më i mirë se vetë e mira, ose thënë më mirë, çdo gjë e bën për mirë. Kjo e fundit “çdo gjë e bën për mirë”, është ndoshta përcaktimi më i drejtë, më karakterial, më i përshtatshëm që mund të lexohet për të. Duke qenë pjesë e thelbit të ndërtimit të tij, për të mbërritur deri atje, na duhet më parë të zbulojmë e analizojmë disa shtresa, të cilat e mbajnë mbuluar dhe e deformojnë paksa këtë të vërtetë të qenësishme të tipit në fjalë. Është rr
22 hours ago3 min read


Xhevair Lleshi: ILIA KURVARI
ILIA KURVARI Tregim nga Xhevair Lleshi Ilia Kurvarin e kam njohur krejt rastësisht. Isha në Athinë dhe asaj dite kthehesha. Te këmbët e mia u ndal një Benz. Koka e një djali doli në dritare. - Për në kufi? – pyeti. - Ke vend? - Si s’ka vend për ty, zotëri? Ilia ngriti një djalë të ulur në ndenjësen e parë. Pas ishin dy të tjerë. Unë u ula në vend të tij. Ndërkohë Ilia kroi zërin. - Profesor je? - Jo. - Gazetar më duket. I njoh unë njerëzit, s’ma shket dot njeri mua. - E gje
22 hours ago5 min read


Ildije Xhemali: … SIKUR TË VETMEN DITË KAM.
Për vete dhe bashkëmoshatarët Po më lënë sytë, kur mësova të shoh mirë. Po më pakohet tani dëgjimi, kur në sipëri është seleksionimi. E zbehtë drita, kur gjithçka dua ta shoh qartë. E penguar këmba, edhe pse dëshiroj vrapin e rinisë. Dhemb e pakta vëmendje, kur si foshnja dëshiron sytë amësor. E pamatë dëshira për të ringjallur ëndrrat gjysmatharë. E trishtë gjendja kur "metri" shkurtuar. E dhimbshme kur "pesha" peshon vetëm me gram. I drejtë mendimi: Do ta jetoj je
1 day ago1 min read


Murtez Asllani: NJERIU KOPRRAC
Aty në lagjen time një koprrac jeton, ka shumë të holla, por nuk i shpenzon . Askujt s'i ndihmon dhe nuk ka mëshirë e kalon jetën si qeni n'zinxhir. As fëmijët e vet nuk i ndihmon edhe pse ata vuajnë aj veç vështron. O njeri koprac ti çka po mendon, se në këtë botë veç ti ekziston! Ndihmoji njerëzit dhe shpëtoju jetën, se do të bindesh për të vërtetën. I varfëri të uron Zoti të shpërblen dhe shumë të mira në jetë t'i bjen!
1 day ago1 min read


Fatmir Terziu: Ripërtëritja
Në politikë PD nuk kërkon thjesht një mandat të ri, por një frymëmarrje të re. Aty fjala më e rëndësishme nuk është fitorja, por ringritja. Pikërisht këtë simbolikë duket se po përpiqet të ndërtojë Partia Demokratike në prag të kongresit të saj të 30 majit, të cilin kryetari i saj, Prof. Dr. Sali Berisha, e ka pagëzuar me një emër domethënës: “Ripërtëritja”. Në një Shqipëri të lodhur nga tranzicioni i gjatë, nga përplasjet pa fund dhe nga mosbesimi qytetar, vetë ideja e ripër
1 day ago3 min read


Ruzhdi Gole: GISHTRINJ DYLLI
(prozë) Tani ka më pak të vërteta ... Të vërtetat po mbyten shpejt... * Mbrëmë na gënjeu kopili, o Alq? Alqi, përkrah meje, ngriti supet. Shtrëngoi rripat e çantës sportive. Hymë në oborrin e kishës ortodokse afër portit. -Cili kopil? -Kopili i qirinjve. I afroi qirinjtë gjithë buzagaz në mbrëmjen përkujtimore. Po u paguan shtrenjtë. Ata nuk ishin të gjithë qirinj aromatikë. Ca prej tyre m'u dukën qirinj të thjeshtë. Të lirë fare. -Për kaq mërzitesh ti.? U afruam tek bredhi
1 day ago6 min read


Fatmir Terziu: Përqafimi që flet më shumë se fjalët
Nga Fatmir Terziu U ndala se i njoh. U ndala se përqafimi flet më shumë se fjalët. Dhe aty ka çaste që nuk mbyllen brenda një aparati, sepse ato vazhdojnë të marrin frymë gjatë, si një poezi e pambaruar. Kjo selfie e thjeshtë, e shkrepur nga dora e birit, është një prej atyre momenteve që nuk kanë nevojë për shumë shpjegime. Ajo flet vetë. Flet me dritën e syve, me afërsinë e duarve, me qetësinë e një përqafimi që vjen nga thellësia e gjakut dhe e shpirtit. Takimet, përqafi
1 day ago4 min read


Fatmir Terziu: Sot u harrua edhe Naim (bej) Frashëri!
Ku po shkojmë? Ku ishim? Dhe, më e dhimbshmja, ku po e lëmë kujtesën tonë? Sot u harrua edhe Naim (bej) Frashëri. U harrua dita e njërit prej themeleve të shpirtit shqiptar. U harrua poeti që na mësoi të flasim me gjuhën e atdheut, të ëndërrojmë me Shqipërinë dhe të besojmë se një komb mund të mbijetojë edhe përmes vargut. Dhe harrimi nuk është thjesht mungesë ceremonie. Harrimi është simptomë. Është një sëmundje kombëtare që fillon kur një popull nuk pyet më për shkrimtarët
1 day ago3 min read
bottom of page



